Danimarkë/ Një person i armatosur hap zjarr në një qendër tregtare

3 Korrik 2022, 21:22

Një person i armatosur ka hapur zjarr të dielën në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës. Në një postim në twitter policia e Kopenhagës tha se një person është arrestuar lidhur me ngjarjen. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme mbi të arrestuarin apo numrin potencial të të plagosurve.