Dash Shehi: 'Djegia' shenjë presioni! Pa mandate kush e miraton qeverinë tranzitore?!

19 Shkurt 2019, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-02-19 19:10:31

Djegia e mandateve është shenjë presioni ndaj qeverisë që të pranojë kërkesat e opozitës për qeveri tranzitore. I ftuar në emsionin "Open" të Eni Vasilit, kreu I LZHK-së Dashamir Shehi, njëherësh deputet i Partisë Demokratrike, e cilësoi këtë lëvizje politike për t'i bërë presion mazhorancës.

“Që sot nuk jemi më deputetë. Dorëzimi i deputetëve është për presion, për t’i thënë shqiptarëve që mund të kenë menduar deri dje që deputetët mund të bëhen bashkëpunëtorë, ne me këtë vendim them që jemi në rrugë me popullin. Me këtë vendim kemi shpallur luftën in extremis”,-u shpreh Shehi.

I pyetur nga gazetari Carlo Bollino për faktin se nëse pranohet nga mazhoranca kërkesa për qeveri tranzitore atëherë si do të bëhet votbesimi i saj, në një kohë kur forcat politike janë janë larguar nga Kuvendi, Shehi ka pohuar se kjo është një ccështje teknike dhe mund të votohet nga vetë Rama

Ndërsa për zgjedhjet lokale, kreu I LZHK-së theksoi se opozita do t'i bojokotojë ato duke future në kolaps të gjithë sistemin.