Debat i fortë në Kuvend, Ruçi e përjashton, Ralf Gjoni: Turp e faqe e zezë!

12 Shkurt 2020, 18:16

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës Ralf Gjoni pas debateve dhe akuzave. Gjoni ishte duke folur për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa akuzoi shumicën dhe opozitën se përmes një pakti të heshtur po pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Kryetari i Kuvendit e ndërpreu duke i kërkuar që të fliste për temën ose në të kundërt do i ndërpriste fjalën dhe kështu ndodhi. Ruçi i kërkoi më pas Gjonit që të lironte foltoren por opozitari nuk pranoi dhe kryetari i Kuvendit e përjashtoi.

Debati mes Ruçit dhe Gjonit në Kuvend
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin
Ralf Gjoni: Po flas për ligjin
Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin
Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar
Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.
Ralf Gjoni: Zoti Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja
Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh
Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!
Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca
Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! nuk ke turp!
Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta
Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi
Gramoz Ruçi: 
Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull