Debat në Komisionin e Shëndetësisë/ Duma: Po avantazhoni njerëz me rekorde kriminale! Bejtja: Nuk kam informacion

27 Qershor 2022, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2022-06-27 16:43:16

Akti normativ për kompensimin e cmimeve është shqyrtuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje Sociale të Shëndetësisë. Gjatë fjalës së saj, Grida Duma tha se njerëz me rekorde kriminale po përfitojnë avantazhe ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.