Debat Rama-Basha? Durrsaku: Si profesori ndaj nxënësit, kryeministri s’mund ta uli stekën

14 Prill 2021, 11:37

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri që telefonoi nga Durrësi tha se Rama nuk mund të bëjë debat publik me Bashën pasi nuk mund ta ulë stekën e komunikimit. Më pas ai sqaroi se ka vërejtje për punën e bashkisë në qytetin bregdetar por do votonte Ramën më 25 prill.