Debate në Kuvend/ Gjoni: Ç’lloj kimikatesh po përgatisni për shqiptarët? Manastirliu: Informohu para se të flasësh!

29 Tetor 2020, 17:25

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta në Kuvend, protagonist kanë qenë deputetët të opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Muslim Murrizi që kanë replikuar ashpër me ministrat Ogerta Manastirliu dhe Sandër Leshaj.