Debate në zgjedhjet e Urdhrit të infermierit: Zgjedhjet e paligjshme, nuk u njohëm me kandidatët

19 Tetor 2018, 15:44

Me debate, diskutime dhe pyetje të shumta janë zhvilluar sot zgjedhjet për organet drejtuese të Urdhrit të Infermierit për Tiranës. Pakënaqësira, pyetje, por edhe akuza janë ngritur përkundrejt këtij institucioni, i cili po bën gati strukturën për zgjedhjet e Presidentit të Ri të Urdhrit të Infermierit.

Mimoza Kalaja, infermierja e QSUT nga nga podiumi ku mori fjalën bëri me dije se mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të sotshme ishte e paligjshme, pasi anëtarët u njohën sot me kandidatët që duhet të votonin, pa u bërë paraprakisht një fushata. Prej andej infermierja Kalaja i drejtoi disa pyetje presidentit të urdhrit të infermierit, Sabri Skënderi.

A e dini juve që ka shumë infermirë që vuajnë nga hepatitis, sida dhe shumë sëmundje të tjera? Ne nuk dimë kush janë kandidatët! Infermieria është në kaos!

Mimoza Kalaja, infermiere

President i Urdhit të infermierit Sabri Skënderi, zgjodhi t'i përgjigjej pyetjeve dhe shqetësimit të infermieres Kalaja duke shpjeguar strukturën e zgjedhjeve.

Asambleja kombëtare zgjedh këshillin kombëtar, i cili zgjedh presidentin dhe emëron sekretarin e përgjithshëm.

Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infemierit

Por, Anila Dine ishte një prej infermiereve që ishte skualifikuar nga kandidatura, me arsyetimin e ishte e palicensuar. Dine shpjegoi se moslincesimi i saj kishte disa shkaqe:

Përgjigje për miratimin ose eleminimin e dosjes time më ka ardhur me shumë vonesë. Kjo është bërë qëllimisht për të mos më dhënë mundësinë e ankimimit.

Anila Dine, Infermiere

Lidhur me shqetësimin e Anila Dine, kreu i urdhrit të infermierit tha se:

Ajo kishte mospërputhje. E pranoi vetë. Kishte një periudhë kohore që nuk ishte regjistruar.

Sabri Skënderi, President i Urdhrit të Infemierit

Ndërkohë në 5 dhjetor urdhri i infemierit do të zhvillojë zgjedhjet për kreun e tij.

ke.mu.