Debate për SPAK në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi ikën nga tryeza

21 Tetor 2019, 14:55

Në një kohë kur pritet që në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë të niste diskutimet për të vendosur nëse SPAK do të niste funksionimin e saj me më pak se sa 10 anëtarë, mbledhja zgjati vetëm 3 minuta. Shkak i shtyrjes së saj, u bë kërkesa e anëtarit Besnik Cani, i cili pretendoi se është njohur me vonesë për projekt-aktet të paraqitura në rendin e ditës. Sipas tij njohja me këto akte nuk i kanë ardhur siç parashikohet nga ligji, 7 ditë para njoftimit të datës së mbledhje plenare.

Numri se me sa anëtarë do të ngrihet Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon të jetë një nga pikat kyçe që po diskutohet thuajse në çdo seancë mbledhjeje të KLP-së, për të cilën ende vijon të mos ketë një vendim përfundimtarë të marrë nga Këshilli. Ngritja e SPAK me më pak se 10 anëtarë ose jo ka qenë edhe një nga temat e diskutuara pak ditë më parë edhe në Komisionin e Ligjeve.

Sipas ligjit parashikohet që funksionimi i SPAK nuk duhet të jenë më pak se 10 anëtarë, por deri më tani janë 8 prokurorë që kanë kaluar Vettingun me vendim të formës së prerë. Tre prej prokurorëve garues nuk kanë dalë ende në Vetting, e ndërsa për disa të tjerë pritet vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të pasur një vendim përfundimtar nëse do të kalojnë ose jo procesin e Vettingut.

Ndërkohë, nëse vendoset që ngritja e SPAK do të bëhet me 8 prokurorët, emrat e të cilëve janë gati, pritet për tu parë nëse dy vendet e tjera do të ngelen vakantë, apo do të kemi dy prokurorë të komanduar që kanë kaluar Vettingun, e që më të përfolur janë Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Edhe këta dy prokurorë ishin garues për të qenë pjesë e SPAK, por pas pikëzimit nuk mundën të ishin në listën përfundimtare të 15 emrave që do të kalojnë në Prokurorisë e Posaçme.


Prokurorët që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë

Altin Dumani

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Edvin Kondili

Ened Nokuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra.

E.L./Shqiptarja.com

    No videos found.