Debati në Repolitix me aktivistin e mbrojtjes së Teatrit, aktori Laert Vasili braktis studion

12 Maj 2020, 22:15 | Përditesimi i fundit: 2020-05-12 23:10:08

Ka vijuar debati për Teatrin në studion e emisionit ’Repolitix’. Kjo çeshtje ndezi sërish debate duke bërë që aktori Laert Vasili, i cili është pro ndërtimin të një godine të re të lë transmetimin gjatë një lidhje me skype. Gjithçka nisi pas akuzave dhe kundërakuzave mes tij dhe përfaqësuesit të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Ergys Mërtiri. Diskutimi nisi fillimisht me argumentat e secilës palë pro dhe kundra ndërtimin për teatrin e ri.

‘Për sa kohë vonohet ndërtimi për teatrin është një humbje për teatrin. Nuk e kuptoj cfarë pengon ndërtimin, është humbje kohe.Për mua është thjeshtë një grup dhe segmente të caktuara. Një pjesë e atyre që vendosën të djegin mandatin. Ky grup ka thyer të gjitha rregullat edhe të pandemisë. Njerëz që kërkojnë zbatimin e ligjit që thyejnë vetë ligjin. Kur qarkullojnë me muzikë tavalla. Një grup prej 100 vetash marrin peng një godinë duke injoriar nëj bashki të madhe artistike që flet për kushtet e llahtarshme. Dhomat e poshtme të teatrit janë përdorur për tortura’, tha aktori

Ndërsa është kundërshtuar nga Mërtiri, i cili e ka konsideruar një akt kriminal prishjen e godinës së teatrit ekzistues.

‘Ka gjithmonë një grup aty 24 orë. Duhet të ishte bërë një teatër i ri por në asnjë mënyrë të prishet kjo që është. Akt i tillë është një akt kriminal. Ne këto kemi skemi objekte të tjea të rëndësishme.Ajo që e ka mbajtur gjallë është rezistenca jonë. Sa kohë jemi aty objekti do ekzistojë. Këta me ligj janë ku thërret qameti. Ne jemi të fortë se kemi të vërtetën nga pas. Ne do ta mbrojmë se e kemi mbrojtur. Ne jemi përballur edhe me forcat e policë dhe kemi fituar. Aktorë janë tërhequr zvarrë’, tha Mërtiri

Por kur debati u politizua, ndërsa u vijua në ofeza personale Vasili vendosi të largohej gjatë transmetimit live, duke fikur skype.

‘ Ti flet broçkulla, budallallëqe. Ai bën zhurmuesin. Unë jam ping pongist’, iu drejtua kështu me ironi Mërtiri aktorit

Kaq ka mjaftuar që Vasili të paralajmëronte se do të largohej duke lënë transmetimin.

‘Kështu më duhet të largohem dhe këtë e vendos unë. Kuptohet kush është i politizuar’, tha Vasili ndërsa u largua.

Aktori vendosi të rikthehej për të përfunduar argumentin e tij, por pa praninë e Mërtirit në lidhje skype.

’Publikun e rrespektoj kur bëj teatër. Zotëria përdor fjalë të huaja që nuk i din. Këta që nënvizojnë europën janë alla partizance. Kontrolloni të ftuarit të ruajnë etikën. Këtu nuk jemi tek klubi lagjes’, sqaroi aktori