Debati për emrin e stadiumit, Braçe FSHF-së: 'Qemal Stafa' është publik, shisni garën tuaj

22 Gusht 2019, 14:24

TIRANE - Mes zëvendëskryeministrit Erjon Brace dhe Federatës Shqiptare të Futbolli ka nisur përplasje në distancë, sa i përket emrit të stadiumit "Arena Kombëtare" që pritet të përfundojë në nëntor. Teksa Federata ka vendosur ta shesë emrin e stadiumit, pra nuk do të jetë më "Arena Kombëtare" drejt bizneseve të mëdha që mund të shprehin interes për të pasur "markën" e tyre në këtë investim të madh, Braçe shkruan sot në rrjetet sociale se prona është publike dhe se emri i stadiumit  mbetet "Qemal Stafa". Në përgjigje të intervistës të Drejtorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, dhënë përReport Tv, Braçe shprehet se nuk mund të jetë asnjë emër kompanie që të ngjallë më shumë histori për futbollin, sesa emri i kahershëm "Qemal Stafa".  

Dje, FSH akuzoi  z.v kryeministrin Braçe se flet në cilësinë e një ‘tifozi-pushtetar’ i cili kërkon kredo politike.

Statusi i Erion Braçes:

Përsëri përgjigje tregetaresh për QEMAL STAFEN! Si ka mundësi që në FSHF, askush-edhe ky më i dituri drejtor, nuk ndan dot atë që është “kombëtare” nga ajo që është “lokale”, nuk ndan dot atë që është “publike” nga ajo që është “private”? As që dua përgjigje nga të tillë, por patjetër që kam përgjigje për “argumentat” e drejtorit;

E para, stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnjq akt ti ketq hequr këtë emër!

E dyta, stadiumi Qemal Stafa është KOMBËTAR, në kryeqytet, nuk është stadium në Brighton!!!!!!
Për këtë arsye ju solla si shembull stadiume të tillë historike në Londër, Berlin, Paris, Romë, Madrid;
Në asnjë prej tyre emri nuk është tregëtuar! Ju nuk flisni për to e për kete fakt!
Se ja bën muuuu që nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia, as tek sigurimet ajo që është kombëtare historike!

Ëembley u ribë nga e para, por emri nuk u tregëtua! Sa për argumentin tregetar se shet emri egzistues më shumë se emri i një kompanie, më vlen të të kujtoj se çdo gjë e bukur, e madhe dhe historike në futbollin tonë, lidhet me “Qemal Stafen”!
Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje këtë!

E treta, stadiumi Qemal Stafa, do të jetë një aset i një institucioni publik, asfare privat, siç FSHF.
Të paktën, juridikisht është kështu, paçka se si administrohet është e tillë, publike.
Vënia në të njëjtin kandar të asetit të një institucioni publik me asetin e një klubi privat futbolli, kudo në dynja,
është qesharake deri në dhimbje!


Juventus zotni është një klub privat futbolli, sovran për të vendosur nga pikëpamja tregtare për stemën ( ju nuk ndryshoni dot stemën e Shqiperië), për fanellën, sponsorin në të (ju nuk mund të vendosni sponsor në fanellën e kombëtares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund të tregtoni atë që është, Qemal Stafën dhe atë që është kombëtare). Së katërti, drejtor e të gjithë sa jeni;
Shisni garën tuaj! E bëni dot? Nuk besoj; ua thonë kompanitë e marketingut:
Nuk shesin dot as edhe një ndeshje tuajën, finale, jo më garën! Edhe Kosova e shet garën, ju jo!
Bëjeni garë, bëjeni të drejtë, të ndershme, cilësore dhe shiteni!
Aty keni të drejta ju! Emri i kompanisë në stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj!

Ne.k./Shqiptarja.com