Debati për Kushtetuesen/ 'Venecia' në 14 shkurt në Tiranë! Meta: I çova shkeljet e Kuvendit dhe pyetjet

21 Janar 2020, 17:12

TIRANE-Delegacioni i Komisionit të Venecias do të zbarkojë në Shqipëri në 13-14 shkurt pas kërkesës së Kuvendit lidhur me debatet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që sot kreu i shtetit njofton se i është drejtuar edhe ai këtij institucioni shkeljet ligjore që sipas tij ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij".