Debati për shtatoren e 'Skënderbeut', kryetari i Komunës Prizren në Report TV: Komision për të vlerësuar se ç'duhet bërë me statujën! Mua më pëlqeu në projekt

30 Nëntor 2020, 18:28
  1. Vendosja e dy statujave ajo e "Skënderbeut" dhe "Adem Jashari" në Prizren shkaktoi bujë të madhe në media duke u kritikuar gjerësisht si tjetërsim i imazhit të dy prej figurave të rëndësishme historike të shqiptarëve. Ky debat i gjerë në mediat ka bërë që komuna e Prizrenit të ngre një komision me historianë dhe artisë që do të bëjnë vlerësimet e duhura nëse shtatorja e "Skënderbeut" duhet të rimodelohet, hiqet apo të vijojë siç është.