Debati/Vaksinimi i detyruar, Sazan Guri: Antishkencor, antiligjor e antisocial!

27 Shtator 2021, 14:04 | Përditesimi i fundit: 2021-09-27 15:20:58

Vaksina është përmendur si e vetmja mënyrë për të fituar luftën me pandeminë  e COVID, por megjithatë nuk kanë munguar zërat kundër vaksinimit me detyrim. Një nga zërat kundër vaksinimit në vendin tonë është edhe aktivisti Sazan Guri, i cili tha në Report Tv se vaksinimi me detyrim është antishkencor, antiligjor dhe antisocial. Studenti Shyqyri Murllari i cili, pavarësisht se rrezikon të humbasë një vit master, sërish ka vendosur të mos vaksinohet. Ai shprehet se është skeptik dhe se efektet e vaksinës nuk janë të qarta. Kreu i Shoqatës së Fasonëve, Edvin Prençe u shpreh se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pasi bizneset janë në situatë të vështirë.