Deklarata e fortë e Murrizit: Rama- Basha- Meta janë takuar fshehtas në Golem kundër Reformës në Drejtësi, prandaj reagoi ashpër Yuri Kim

26 Maj 2020, 23:01

TIRANË- Për kreun e grupit demokrat parlament, Muslim Murrizi, Rama-Basha- Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem, çka sipas tij ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se "ka marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi".

Pikërisht për këtë motiv, sipas Murrizit janë mbledhur Rama, Meta dhe Basha, por duke theksuar se nga reagimi i palëve, veçanwrisht nga presidenti nuk kanë mbetur të gjithë palët të kënaqur.