Del para gjykatës shoferi i 500 mijë eurove në Durrës! Gruaja: Të dua o jetë, mos ki merak për mua

16 Qershor 2020, 13:44

DURRËS- Shoferi i trajlerit ku u kapën 500 mijë euro mbërrin në gjykatën e Durrësit ku do të zhvillohet seanca për të caktuar masën e sigurisë ndaj tij.

Andon Thanasi 54 vjeç nga Tirana u arrestua ditën e shtunë në portin detar të Durrësit për transport të paligjshëm të shumave monetare. Ndërkohë, gruaja e tij e ka pritur nga dera, teksa i thotë të mos ketë merak për të."Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua", dëgjohet teksa thotë gruaja.