‘Delegacioni’ nominohet për 'OSCAR'/ Regjisori Alimani për Report Tv: Arritje e madhe

6 Tetor 2019, 14:33

Për Bujar Alimanin nuk është hera e parë, që filmat e tij nominohen për të përfaqësuar Shqipërinë në akademinë e çmimeve OSCAR. Nga “Amnistia” tek “Kromi” e për këtë vit tek filmi “Delegacioni” me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, kineasti Bujar Alimani rrëfen emocionet e nominimit për “ReportTV”. Ndonëse jeta edhe karriera e tij profesionale është e ndarë mes Shqipërisë edhe Amerikës, regjisori ndalet edhe tek disa nga problematikat më të mprehta të kinematografisë sonë, ndalet tek përpjekjet e artistëve shqiptarë përballë komerciales

“Është një gjë shumë e veçantë, sepse shënohet për herë të tretë, përzgjedhja e filmit tim në nominimet e shtetit për çmimet OSCAR. Është një ngjarje shumë e veçantë edhe nga ana personale. Nga ana tjetër mendoj se vet filmi e përfaqëson denjësisht këtë lloj nominimi. Këtë e them pas rrugës që ka bërë filmi, që është konsideruar më shumë se interesant edhe me vlera, nisur edhe nga çmimet që ka marrë, që nga Çmimi i Madh në Festivalin e Filmit në Varshavë”, shprehet Alimani

    No videos found.