Demokrati: Luli shkërmoqi PD! Monika do bëhet kryeministre. Do na varin “teneqen”

3 Shkurt 2021, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2021-02-03 11:48:22

Sot në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një qytetar foli për partitë politike. Jam një ish-demokrat i viteve ’90, tha ai dhe kam parë me sytë e mi se si Lulzim Basha e shkërmoqi PD e nuk besoj se do ta bëjë Shqipërinë. Duke iu referuar LSI ai nënvizoi se cfarë kuptimi ka nëse Monika Kryemadhi bëhet kryeministre dhe Ilir Meta president?! Le t’i sjellin fëmijët e gratë nga jashtë e të jetojnë këtu e jo të rrinë jashtë tha qytetari. Deputetët kanë përfitime marramendëse prandaj zihen për karrigen e parlamentit, por më pas ia varin teneqenë popullit e nuk duan t’ia dinë, deklaroi telefonuesi.