Denaj: Ndryshimet në ligjet fiksale për uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal

5 Dhjetor 2019, 11:37

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka deklaruar se nuk do të krijohet një paketë e mirëfilltë fiksale por do ketë ndërhyrje në disa ligje fiskale. Denaj tha se për të të dy punësuarit nuk do të ketë një tatim të ri por një tatim në vlerën totale. Ajo tha se do të përjashtohen nga taksat makinat historike, e cila është edhe një nismë europiane.

"Nuk ka paketë të mirëfilltë fiskale por disa ndërhyrje në disa ligje fiskale. Ndryshimet janë për uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këtu synojmë të përshtatim ligjin me projektin e fiskalizimit.

Ndryshimet në ligjin për disa ndryshime në ligjin e të ardhurave, kemi vendosur të mbështesim sektorin automotiv, po ashtu edhe përjashtim nga detyrimet të makinave elektrike.

Do të favorizojmë sektorin e sportit, sa i takon sponsorizimeve.

Po ashtu pjesë e paketës është edhe tatimi i të dypunësuarve. Nuk është një tatim i ri por që do të tatojmë të dy punësuarit për vlerën totale të të ardhurave.

Për taksat kombëtare, kemi propozuar përjashtim nga taksat të dy kategorive. Përjashtim nga taksat të makinave historike, kjo është nje nismë europiane.

Sa i takon fiskalizimit, ky projektligj është strategji për përafrimin e ligjit me atë të BE. Ky projekt bën që mbledhja e të ardhura të jetë eficent, si dhe monitorim në kohë reale", tha Denaj.

    No videos found.