Denaj: Vlerësim i dëmeve brenda dy javëve! Të gatshëm për të vendosur fond shtesë

22 Shtator 2019, 18:05

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka sqaruar se fondi i emergjencave është i paprekur, por vuri theksin se qeveria ka kapacitet për të dhënë një fond shtesë në varësi të nevojave që mund të dalin. Megjithatë, do ketë një vlerësim brenda dy javëve

Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar  në Prefekturën e Durrësit për masat që po merren pas tërmetin, ministrja vuri theksin tek frika dhe paniku që kanë qytetarët pas tërmetit. Për këtë arsye, ajo tha se kanë zbritur në terren inspektorë ku po vlerësojnë qëndrueshmërinë e godinave, nëse duhet të fyten në banesa qytetarët apo jo.

    No videos found.