Zyrtares së lartë të Danimarkës i bie të fikët gjatë konferencës për shtyp

15 Prill 2021, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2021-04-15 11:16:13

Ishte duke dhënë një konferencë për gjendjen aktuale të koronavirusit në vend dhe fushatën e vaksinimit në Danimarkë, por i bie të fikët. Tanja Lund Erichsenm, Drejtoreshë në Agjencinë Daneze të Barnave,  u rrëzua përtokë gjatë konferencës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek të gjithë të pranishmit. Agjencia e ilaçeve më vonë njoftoi se ajo kishte fituar vetëdijen por theksoi se ishte dërguar në spital për kontroll. Megjithatë nuk u dha asnjë shpjegim për arsyen pse in ka rënë të fikët.