Dënohet me 1 vit burg turku i arrestuar në korrik në Rinas, në atdhe e konsiderojnë gylenist

27 Janar 2020, 15:24

TIRANË - I kërkuar nga Turqia si Gylenist, dënohet nga drejtësia shqiptare me një vit burg.

Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës, Selami Simsek, 40-vjeçari turk i ndaluar nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit, pasi donte të shkontë në Kanada me vizë të falsifikuar.