Denoncimi i LSI për 34 kompanitë që kryenin evazion fiskal, Ministrja e Financave: Faleminderit, po e zbuluam vetë të parët

7 Korrik 2022, 16:21

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se 34 kompanitë fiktive që ka denoncuar LSI se kanë kryer evazion fiskal përmes inceneratorëve, se i kanë zbuluar përpara.  

“Unë mendoj se të gjitha institucionet duhet që t’ju bëjnë një falënderimin që na jepni rastin që të tregojmë punën e mirë të bërë nga administrate. Thoni që jemi të lidhur, bëjmë korrupsion, favorizojmë, ndërkohë që është kjo administratë pjesë e kësaj qeverie që nxori në dritë një skemë mashtrimi dhe ka filluar në vitin 2018 duke referuar 20 kompani fiktive që janë evidentuar nga administrata me qëllim për të ndaluar këtë dukur të tmerrshme të fshehjes së të ardhurave.

Të dilni këtu të keqinformoni opinionin, siç bëni për çështje të tjera, siç hidhni baltë për investimet tona, misioni juaj të keqiformoni. Ka filluar me referimin në 2018, është ende në proces.

Kemi çuar informacion për çdo kompani, kemi bërë vlerësime tatimore, bllokime llogarish. Dilni si hetues, tatimor, gjykatës dhe prokurorë, nxirrini në pah punën e administratës dhe unë ju falënderoj.

Ne kryejmë punën tonë, vazhdojmë objektivin tonë, me qëllim që paratë e qytetarëve të mes keqpërdoren, Ju vazhdoni të gënjeni dhe hidhni tym, faktet janë fakte”, tha ajo.