Denoncohen në prokurori 5 raste për pastrim parash! Ka dyshime se një ish politikan i përfshirë në leje ndërtimi! Pagesë 75 mln lekë për një vendimin gjyqësor?

29 Prill 2021, 21:17

5 raste të dyshuara për pastrim parash në vlera miliona euro, janë referuar në prokurori. Në raportin vjetor të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave është analizuar rast i një personi të lidhur me politikën i cili ka ndikuar për të marrë leje ndërtimi, si dhe dyshohet se një avokat ka ndikuar në një vendim gjyqësor nëpërmjet një pagese 75 milionë lekësh.