Denoncon PD në Berat, Alizoti: PS ka mbushur furgonin me mallra dhe po ua shpërndan qytetarëve për të blerë vota! Bashkia Berat mohon akuzat

19 Prill 2021, 23:44 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 23:46:56

Partia Demokratike në Berat ka denoncuar sipas saj një rast të krimit elektoral. Drejtuesi politik i PD-së në Berat, dhe kandidati për deputet i PD-së, Tomor Alizoti thotë se kanë ndaluar një furgon të mbushur më mallra nga rezervat e shtetit dhe po u shpërndahen banorëve në lagjet e varfra në këmbim të votës. Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka qenë i pranishëm në vend ngjarje.

'Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që-sipas informacioneve të marra nga PD Berat-do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit. Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe është njoftuar policia. Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai ishte i tejmbush me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej "Ndihma nga Rezervat e shtetit". Në furgon,që prej ndalimit të tij e deri tani ndodhet edhe kryetarja e Rajonit Nr.2 Joana Melëngu e cila është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat. Efketivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati janë në vendngjarje dhe janë në pritje të oficerit të Policisë k pranë Prokurorisë së Rrethit. Berat.'- njofton PD.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit,Tomorr Alizoti ka deklaruar se,ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.Alizoti ka deklaruar se,ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për tu blerë votat qytetarëve. Ai ka deklarua se,të gjithë ata që prekin votën që është e shenjtë,do të përballen nesër përpara ligjit. 

Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Në qarkun e Beratit nuk do të preket asnjë votë. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda. Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit. Jemi në fushatë dhe ndihmat e njerzve nuk ndahen në darkë dhe ne e kapëm këtë në flagrancë. Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti'- ka thënë Alizoti.'