Deputeti i kërkon Ruçit që të shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit, i përgjigjet kreu Kuvendit: Do të gjendet një konsensus

8 Mars 2021, 10:23

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar që të Kuvendi të nxjerrë një akt normativ që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të deputetëve.

‘Të nxjerrin akt normativ për kartat e identiteti. Një projektligj për vlefshmërinë e kartave të identiteti. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti. Ndërhyni që qeveria të sjellë një akt normativ për vlefshmërinë e kartave.’- tha Papa.

Sakaq kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se po punohet për tu gjetur një konsensus.

‘Nuk është shqetësimi i juaji ky është shqetësimi i fundit që ju keni. Ky shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus  me grupet e interesit dhe do të konsiderohet.’- tha Ruçi.