Deputeti i opozitës së re kërkon fjalën, Ruçi i kthehet: Debati u bë! S'do të të presim ty kur të vish nga kafja

5 Dhjetor 2019, 18:09

Procesi i votimit, ditën e sotme, është shoqëruar me një përplasje verbale mes deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjoni kërkonte fjalën e tij, por Ruçi ia bëri të qartë se gjatë votimin, ligji nuk parashikon debate.

Gjoni: Dua fjalën për procedurë

Ruçi: Debati u bë, por ti ishe në kafe. S'do të të presim ty kur të vish nga kafja.