Zuri vendin e Bashës, deputetja mezi shqipton fjalët

18 Tetor 2019, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2019-10-18 13:16:20

Erdhi në Parlament nën siglën e PD-së, pasi opozita vendosi që të digjte mandatet, por në fjalimin e parë në Kuvendi gafat e saj ishin të shumta.  

Bëhet fjalë për Majlinda Halilajn, e cila zuri vendin e as më pak dhe as më shumë sesa të kreut të PD, Lulzim Bashës.

Teksa ditën e djeshme në Kuvend, po diskutohej projektligji i mazhorancës për “Koorporatat e investimeve”, Halilaj doli në foltoren e Kuvendit për të lexuar atë që kishte shkruar në letër.

Por, në fjalimin e saj, gafat ishin të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Koorporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”.

Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, reagoi edhe e zonja e gafave përmes një postimi në Facebook.

Duke të dashur që të korrigjonte gabimet dhe justifikuar, ajo deklaroi se gabimet i kishte bërë pasi kishte pasur probleme shëndetësore me njërin sy, e kjo kishte bërë që të mos ishte e qartë për qytetarët.

Në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Më tej, Halialaj shkruan se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.

Por, ajo që bie në sy, është se teksti që ka shkruar në Facebook, ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, duke e bërë akoma më të qartë se deputetja nuk di jo vetëm të lexojë por as të shkruajë.

Më poshtë është teksti me gabime të shumta, i postuar në Facebook.

“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj.