Dermatologia jep këshilla: Si të kujdesemi për lëkurën tani që mbajmë maskën për shumë orë në ditë

31 Tetor 2020, 19:14

Mbajtja e detyruar e maskës Anti-COVID gjatë gjithë kohës, ka shfaqur dhe probleme për shumë persona. Tek dermatologët apo nëpër qendra estetike paraqiten vajza dhe djem me irritim të lëkurës. Për raste të tilla, Report Tv pyeti dermatologen Elena Dinkollari e cila jep këshilla se si duhet vepruar në një rast të tillë.