Dëshmitari okular rrëfen ngjarjen tronditëse: Serbët i dogjën shqiptarët në mullarin e barit

6 Nëntor 2020, 09:57

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me drejtues Andi Kapxhiun u fol për situatën në Kosovë dhe akuzat për ish-drejtuesit e UÇK-së. Një telefonues që tha se ka punuar në Kosovë në vitet e luftës me Kryqin e Kuq belg rrëfeu një ngjarje tronditëse kur tha: “Serbët i kanë djegur shqiptarët brenda në mullarin e barit”. Ai kishte kritika për Europën dhe institucionet e saj.