Destinacioni i 'bardhë' në Shqipëri pushtohet nga turistët...Një fundjavë në Dardhë

15 Dhjetor 2019, 13:36

18 km larg Korçës, në një lartësi gjeografike mbi 1300 m ndodhet fshati turistik i Dardhës

Dardha është fshati i parë në juglindje të vendit që solli reshjet e dëborës për këtë vit.Gjithmonë ky fshat turistik mbetet destinacioni i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj, veçanërisht në stinën e dimrit ku vizitorët shijojnë në maksimum turizmin malor.Me një peizazh fantastik mbuluar nën petkun e bardhë të borës, ajrin e pastër, mikpritjen e gatimet tradicionale Dardha këtë fundjavë ka mirëpritur një numër të madh turistësh.

Reshjet e borës duket se janë një arsye më tepër për të vizituar Dardhën.

Pritet që këtë vit ashtu si ndodh gjithmonë Dardha "destinacioni i bardhë" të presë e të përcjellë një numër të lartë turistësh.