Detajet/ Makina me qira 'Me trashëgime çifti' zbuloi vëllezërit! Sajmir Shera pranon autorësinë

7 Gusht 2020, 15:17

Historia rozë mes 71-vjeçarit Abdulla Budlla dhe nënës së vëllezërve Sajmir dhe Arsil Shera me banim në Rinas çoi këta të fundit në ndërmarrjen e aktit të rëndë pasditen e 3 gushtit vrasjen e taksistit të familjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një nga vëllezërit e arrestuar, Sajmir Shera ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes ku ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit.

30-vjeçari është shprehur se për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë.

Kam qëlluar unë mbi 71-vjeçarin, ndërsa vëllai ishte shofer. Nuk mund të vazhdonte më ajo histori pasi më ngacmonte nënën e tij, histori që e dinte gjithë fshati. Kohët e fundit mësova se Budlla kishte ngacmuar dhe motrën dhe në këto kushte  mora kallashnikovin dhe ika e vrara. Armën e futa në një thes që gëzhojat të binin brenda thesit për të mos lënë gjurmë. Pas ngjarjes armën e hodha në një kamion skrapi në zonën e Fushë-Krujës”, tha ai.

Ndonëse arma e zjarrit ende nuk është gjetur nga ana e policisë, grupi hetimor ka në duar makinën e përdorur në vrasje një automjet tip “Volkswagen” ngjyrë gri. Këtë automjet dy vëllezërit kishin marrë me qira Gresian Çelës të arrestuar gjatë operacionit për kapjen e autorëve të ekzekutimit të 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Ka qenë pikërisht makina e përdorur në vrasje ajo që ka zbuluar autorët e vrasjes pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ata janë larguar drejt Fushë Krujës aty ku kishin marrë me qira "Volkswagenin". 

Për të mos lënë gjurmë 2 vëllezërit e kishin zbukuruar me dekore dasme dhe mbi targë kishin vënë mbishkrimin “Me trashëgime çifti”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 29-vjeçari, Gresian Çela nuk ka pasur dijeni që automjeti i dhënë me qira prej tij do të përdorej në krim, por arrestimi i tij ka ardhur pasi në biznesin e tij u gjet drogë dhe armë zjarri. Lidhur me ngjarjen e ai është shprehur se makina ishte marrë me qira nga vëllezërit se kishin një dasmë. 7 plumba i morën jetën pasditen e 3 gushtit, Abdulla Budllës në zonën e Fushë Prezës që lidhet me aksin e Rinasit me 71-vjeçarin që prej vitesh punonte si taksist në të zezë.