Dhimitër Anagnosti merr dekoratën e lartë krah të shoqes, emocionon artistja: Me fat që kam pasur një bashkëshort të tillë, për mua është 20 vjeç

23 Janar 2021, 12:29

Dhimitër Anagnosti është vlerësuar sot nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, teksa së bashku me bashkëshorten, artisten e madhe të skenës shqiptare Roza Anagnosti kanë ndarë emocione me të gjithë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Roza Anagnosti u ndal më gjatë për të lexuar mesazhin e tij, me shumë emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeçar, për të cilin tha se i duket ende si 20. Regjisori e quajti një ditë të veçantë duke falënderuar njerëzit me të cilët ka punuar në vite dhe presidentin Meta