Dhuna në Capitol, republikanët kërkojnë shtyrjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump deri në shkurt

22 Janar 2021, 15:49

Republikanët në Senatin e SHBA u kërkojnë demokratëve të shtyjnë fillimin e gjyqit për ish presidentin Donald Trump të paktën deri në shkurt.  Ata argumentojnë se kjo do t'i japë kohë Trump të përgatisë një mbrojtje. Ai akuzohet për nxitje të kryengritjes pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin këtë muaj.