Dita e Verës/ Qytetarët mbushin sheshet e Tiranës për të festuar

17 Mars 2019, 16:41 | Përditesimi i fundit: 2019-03-17 18:40:42

Tirana ka lënë pas pamjet e dhunës së protestës së djeshme. Qytetarë kanë dalë sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të festuar “Ditën e Verës”. Të favorizuar edhe nga koha e ngrohtë qytetar të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri tek të moshuarit kanë vërshuar në Sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë bashkuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia Tiranë.