Digjet banesa e dëmtuar nga tërmeti, shpëton i riu! Banorja: Dua të kem një shtëpi sa të fus kokën

23 Janar 2021, 17:33

Një familje prej 7 anëtarësh në Fushë-Milot të Kurbinit ka pësuar fatkeqësinë e dytë! Fillimisht shtëpia u dëmtua nga tërmeti dhe u shpall e pabanueshme, ndërsa tashmë është djegur nga zjarri, por për fat të mirë ka shpëtuar djali 24-vjeçar. Edhe më herët, Report Tv ka publikuar historinë e familjes Veseli dhe apelin e tyre për ndihmë.