Digjet Greqia, pas stuhisë zjarre në Lefkada/ Ekspertët fajsojnë autoritetin rajonal

13 Korrik 2019, 14:20

Greqia përfshihet nga flakët. Ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën me pyje të Kalamistit, në ishullin e Lefkadës, një destinacion turistik shumë i vizituar.

Sipas autoriteteve zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa për fiksjen e tij janë angazhuar 12 reparte zjarrfikës dhe dy avionë ujëmbajtës.

Sipas raporteve të "Ekathimerini" zjarri është përhapur në një pyll me pisha, i ndihmuar dhe nga erërat e forta.

Ekspertët e zjarrfikësve kanë kërkuar prej kohësh përpilimin e një plani emergjence duke fajësuar autoritetin rajonal.

Një vit më parë 5 mijë zjarrfikës dolën në rrugët e Athinës për të protestuar për kushtet e këqia të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mjeteve të domosdoshme për shuarrjen e zjarreve.

Ata gjithashtu hodhën poshtë pretendimet e autoriteteve se zjarret që po shkatërrojnë Greqinë janë pjesë e një plani keqdashës që synon destabilizimin e vendit.