Dimri po afron/ Rritet çmimi i druve në Kukës, banorët: S'i përballojmë dot, por jemi të detyruar t'i marrim

10 Tetor 2019, 20:14 | Përditesimi i fundit: 2019-10-10 20:15:05

KUKËS-Ditët e ftohta po afrojnë e me uljen e temperaturave për banorët e Kukësit shqetësim kryesor është sigurimi i druve, pasi kjo mbetet e vetmja mënyrë për të përballuar të ftohtin në qytetin malor të veriut. Por ata shprehen se çmimet këtë vit janë rritur ndjeshëm , duke bërë që ata mos ta përballojnë, pasi ekonomia në familjen e tyre është mjaft e dobët.

"35 thonë, por 50 i kam marrë. Por duhet t'i marr patjetër"

40-35 vare. Nuk i kemi marrë, por do t'i marrim prej hallit. Pa punë pa asgjë", shprehen banorët.

Ndërkohë në Kukës nuk ka asnjë pikë për tregtimin e druve të zjarrit për ngrohje dhe kompani të licencuara për prerjen e shitjen e druve.

    No videos found.