Dinamo zgjedh trajnerin e ri, Mikoli pas largimit: Ikëm sepse nuk na paguan

2 Mars 2021, 13:49

Pas lajmit ‘bombë’ të largimit të Moriero-s dhe Mikolit nga drejtimi, klubi i Dinamos ka gjetur pasuesin në pankinë. Ashtu siç vetë kishte bërë me dije me herët ‘nëndetesja’ ka zgjedhur një trajner shqiptar edhe pse ky i fundit do të nisë punën në statusin e të përkohshmit.

Bëhet fjalë për fjalë për Olsi Ukun, i cili më herët ka qenë pjesë e klubit të Tiranës. Kjo zgjedhje është bërë për shkak të kohës së pakët, pasi të mërkurën Dinamo luan kundër Veleçikut në Kategorinë e Parë. Nuk përjashtohet mundësia që pas kësaj ndeshje Dinamo të zgjedhë një trajner tjetër, por 90 minutat me Veleçikun do jenë shumë përcaktuese.

Ndërkohë janë zbuluar edhe detaje nga largimi i Morieros dhe Mikolit, dy emra shumë të njohur në futbollin italian. Në një intervistë për ‘tuttomercatoëeb’ Mikoli ka deklarua se nuk janë paguar nga presidenti italian i Dinamos Pontreli, i cili i prezantoi më shumë zell në fillim të janarit.

Sakaq burime bëjnë me dije se përveç pagës dyshja italiane ka qenë e pakënaqur me kushtet që ofronte infrastruktura e Dinamos.