‘Disa ditë pa konsumuar ujë’ , sakrificat e sportistëve para garave

15 Shkurt 2021, 12:17

Në kohët modern të pasurit një trup me muskuj tregon përkujdesje ndaj vetes dhe shëndetit tënd. Për disa muskujt janë kthyer në ‘ fiksim’ e për sportistët  ky fiksim është akoma e më I madh. të ftuar në studion e “ Rreze Dielli” bodybuilder-at Ledi Bardhi dhe Loris Morina treguan më tepër për eksperiencën e tyre me këtë sport. Regjimi ushqimor, sakrificat për të krijuar dhe mbajtur këtë trup dhe ndan edhe këshilla të ndryshme për të ata që dëshirojnë të merren me sport.

Së pari treguan për sakrificat e mëdha që nuk shihen nga të tjerët për të krijuar muskujt e sidomos para garave:

“ Është një sakrificë e madhe domethënë që ne kur flasim me miq që I tregojmë se si përgatitemi sidomos atë njëmujorshin e fundit. Sakrificë është të mos pish ujë, dhe ditët para garave është si të thuash , eleminimi I ujit ngadalë, nga një litër  derisa shkon në zero” u shpreh ai.