Diskutohet Rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë! PS: I bën nder Shqipërisë, jo për protagonizëm politik por kontribut për paqen! Opozita kërkon ndryshime: Është e paplotë

7 Korrik 2022, 16:16

Kuvendi i Shqipërisë po mban një seancë ku pritet që të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Shumica qeverisëse ka dorëzuar projekt-rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje.