Diskutohet te ‘Ligjet’ puna e Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj: Mënyra e sjelljes me të miturit në një çështje penale, duhet ndryshuar urgjentisht

1 Korrik 2022, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2022-07-01 20:55:46

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve po diskutohen veprimtaria e institucioneve kryesore të drejtësisë. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, ka qenë i ashpër me luftën kundër krimit duke e vënë theksin tek trajtimi i të rinjve në procese penale.