Dita botërore e ndihmës së parë, 400 vullnetarë marrin pjesë në konkursin e XXI Kombëtar

14 Shtator 2019, 22:30

14 shtatori shënon ditën botërore të ndihmës së parë. Këtë vit, vemprimtaritë e kësaj dite, organizohen me temën “Ndihma e parë thyen barrierat e përjashtimit social”.

Njohuritë e Nihmës së parë duhet të jenë të arritshme nga të githë, ky është simbol I humanizmit që  jep forcë dhe kurajë njerëzve që shpëtojnë jetë. Disa grupe në nevojë, hasin më shpesh në dëmtime apo sëmundje të papritura apo janë në kontakt me persona që vuajnë. Përfshirja e këtyre grupeve sa më shumë të jetë e mundur në trajnimin e ndihmës së parë mbetet ende sfidë për shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së kuqe.