Ditë zie për futbollin botëror! Arresti kardiak i merr jetën legjendës Diego Maradona! Rama: Moment trishtimi për vdekjen e Mozartit të futbollit

25 Nëntor 2020, 19:14

Ditë zie për botën e futbollit. Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij në Argjentinë nga një arrest kardiak. 2 javë më parë ai iu nënshtrua një ndërhyrje në tru dhe po rikuperohej në shtëpi.