Kukës, dje u sulmua çobani, një arushë u filmua te trau i pagesës së Rrugës së Kombit në Kalimash

21 Tetor 2019, 09:10 | Përditesimi i fundit: 2019-10-21 10:07:06

Dje në Kukës u sulmua një çoban nga një ari në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës, ndërkohë që në redaksinë e Shqiptarja.com banorët e zonës së verilindjes kanë sjellë një video të një ariu që lëviz lirshëm pranë traut ku paguhet taksa e Rrugës së Kombit në Kalimash.

Ariu është filmuar disa ditë më parë shumë pranë pikës së pagesës së tarifës nga një qytetar. Banorët e verilindjes së vendit janë në telashe nga arinjtë, që ka zbritur qetësisht në zonat e banuara.  Ndërkohë që Ekrem Onuzi 45-vjeç që u sulmua dje nga ariu ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Traumës në Tiranë.

    No videos found.