'Do digjej Kuvendit...', deputeti i opozitës kundër Metës: Gënjen për dokumentin, po mbytet me dy pika ujë si Mihali

18 Shtator 2019, 23:05

Në studion e Repolitix deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka komentuar dokumentin sekret që Presidenti Meta pretendon se e ka marrë nga SHISH për djegien e Kuvendit në protestën e 8 qershorit, informacion i cili sipas tij u bë shkak që të anulonte dekretin për zgjedhjet e 8 qershorit. 

Deputeti Valteri ka thënë se një dokument i tillë nuk ekziston pasi në të kundërt Meta përveç se ka shkelur Kushtetutën ka bërë edhe shkelje të detyrës. Deputeti i opozitës së re ka thënë se Meta po gënjen në mënyrë që të justifikohet për dekretin e 30 qershorit, ndërsa e ka krahasuar me rastin e Mihal Kokëdhimës në Himarë i cili për dy peshq më pak në porosi u arrestua dhe iu prish lokali pa leje pas dhunimit të turistëve spanjoll.

"Një vend i NATOS mund të kërcënohet nga grupe paramilitare të ardhura nga jashtë. Ato protesta po hidhen kapsolla po hidhen flakadanë si në të gjithë botën. Për 10 cen digjen qytete në botë. si ka mundësi që Presidenti ka patur këtë info dhe nuk ka lajmëruar Policinë dhe Prokurorinë që ti arrestojë këta njerëz. Nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk e kam lexuar por nëse është kjo atëherë do të thotë se Presidenti po mbyt veten me një pikë ujë si Mihali në Himarë për dy peshq. Ai ka shkelur rëndë detyrën përveç shkeljen kushtetuese. Duhet të lajmërojë organet e tjera. Nuk janë lojëra këto shkresa lejnë gjurmë. Nuk është e saktë, Presidenti po gënjen nuk e ka këtë info, Po ta kishte duhet të lajmëronte të gjithë shtetin. Duhet ta dinte Kryeministri dhe ministri i brendshëm"