'Do hiqen 25 laborantë nga puna se shërbimi u dha me koncesion'/ Drejtori i spitali: E pavërtetë, do jenë pjesë e marrëveshjes së re

19 Janar 2021, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 14:06:30

SHKODËR- Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti i është përgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me largimin e 25 punonjësve nga laboratori, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion.

Drejtori Dajti shprehet se asnjë nga punonjësit nuk i është ndërprerë kontrata e punës dhe së ato do të jene pjesë e marrëveshjes se re me koncesionarin.