‘Do ta bëjmë ditën-natë’, në selinë blu ndërrohen drejtuesit por jo ‘zakonet’! Berisha 'kopjon' Bashën

11 Qershor 2022, 13:19

'Zakonet’ në selinë e Partisë Demokratike kanë mbetur njëjta ndonëse janë ndërruar drejtuesit. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha. Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që t’a bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.