Do të çuditeni, koreanët gatuajnë këto ushqime që nuk iu ka shkuar në mendje

17 Nëntor 2020, 11:33

Gloria tregoi se ata e gatuajnë orizin si pjatën kryesore në vaktet e tyre, përfshirë mëngjesin, drekën dhe darkën dhe e shoqërojnë atë me pjata të tjera dytësore, por orizi për ta është pjata që nuk mungon kurrë në tavolinë, ndërsa jep dhe recetën se si mund ta gatuani:

‘’Nëse keni fasule ose ndonjë lloj tjetër drithëri ti mund t’ia hedhësh brenda ndërsa e gatuan dhe do të duket më e bukur dhe më e shëndetshme. ‘’

Në drekën e organizuar Gloria, vajza nga Korea e Jugut tregoi se si gatuhet një vakt i zakonshëm dreke:  alga deti, oriz i thjeshtë,  salcë soje dhe shumë perime, por gjithashtu ata konsumojnë edhe mishin.