Doçi: Pretendimi i vetëm ndaj Presidentit dhënia e nënshtetësive të veçanta! Nuk kemi përgjigje zyrtare nga ShISh dhe Ministria e Brendshme

27 Tetor 2020, 11:43

Keni pretendime të tjera mbi shkelje që ka bërë Presidenti?

"Pretendimi im është që Presidenti ka abuzuar vetëm me dhënien e nënshtetësive të veçanta" - tha gazetari.

Ju keni nxjerrë publike këtë listë, a keni arritur më tej për të vërtetuar dhënien e këtyre nënshtetësive?

"Në rrugë zyrtare nuk kam një përgjigje nga ShISh apo Ministria e Brendshme. Verifikimi është bërë shpejt. Kemi një rast që nuk është verifikuar, atë të futbollistit. Ndërsa në listën me 419 emra nuk kemi emra që nuk kanë një kontribut" - tha Doçi.