Dosja Gërdeci/ GJKKO nuk rihap hetimin për Fatmir Mediun: Asgjë nuk e pengonte prokurorinë të hetonte, vepra është parashkruar! SPAK: Do e ankimojmë

27 Korrik 2021, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2021-07-27 17:04:04

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do rihetohet. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit. Sipas vendimit të GJKKO prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej 2012 nuk ka pasur imunitet dhe vepra është parashkruar.